Flet motra e 36-vjeçares shqiptare që u vra nga i shoqi në Greqi: E dhunonte atë bashkë me fëmijët, nuk ishte i sëmurë

Flet motra e 36-vjeçares shqiptare që u vra nga i shoqi në Greqi: E dhunonte atë bashkë me fëmijët, nuk ishte i sëmurë

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen tragjike që tronditi zonën e Volsoit një ditë më parë në Greqi, ku 40-vjeçari Pandeli Nakoleci, masakroi me thikë në sy të fëmijëve bashkëshorten, 36-vjeçaren Marjola Nakoleci. Motra e viktimës, ka reaguar për herë të parë për mediat dhe ka zbuluar se Pandeli Nakoleci herë pas here ushtronte dhunë jo vetëm ndaj gruas së tij, por edhe ndaj katër fëmijëve. Në një prononcim për Euronews Albania, ajo ka zbuluar se fëmijët kishin frikë të rrinin me babain e tyre, ndaj Marjola i kishte kërkuar të largohej nga shtëpia për pak kohë që të qetësohej. “Ai ishte një qen i pabesë që ia mori jetën motrës time në lule të rinisë dhe la fëmijët jetimë. Ai nuk ishte i...