Aksident në Ksamil, plagoset rëndë 29-vjeçari

Aksident në Ksamil, plagoset rëndë 29-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ksamil, duke lënë të plagosur rëndë një të ri. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Butrinti”, pranë një karburanti, kur një automjet i ka prerë rrugën motomjetit që drejtohej nga 29-vjeçari Mario Selishta. I riu, me origjinë nga Dibra, ndodhej në Ksamil për pushime, pasi jeton në Itali. Ai është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.