New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë

Bota E Shtunë, 23 Gusht 2025 08:01 Një autobus turistik me rreth 50 pasagjerë, që udhëtonte nga ujëvarat e Niagarës drejt New York, ka pësuar një aksident tragjik këtë të premte, duke shkaktuar disa viktima dhe duke lënduar shumë të tjerë.- Advertisement – Kreu i qarkut Erie, Mark Poloncarz, deklaroi në platformën X: “Ka shumë lëndime të rënda dhe siç u njoftua nga Policia e Shtetit të Nju Jorkut, ka disa viktima.” Policia e New York konfirmoi se kishte “disa viktima, disa persona të bllokuar dhe shumë të lënduar.” Autobusi po udhëtonte në drejtimin lindor të autostradës Interstate 90, midis daljeve 49 dhe 48A pranë Pembroke, afërsisht në mes të qyteteve Buffalo dhe Rochester. Zëdhënësi i policisë, James O’Callaghan, u tha gazetarëve: “Për arsye ende...