Tenderi i dyshimtë/ Arlinda Pogaj ‘qeras’ me 1.5 MLD lekë familjen Pepa

Tenderi i dyshimtë/ Arlinda Pogaj ‘qeras’ me 1.5 MLD lekë familjen Pepa

Pas fitores me diferencë të madhe të Blendi Gonxhes më 11 maj, në qendër të vëmendjes është shfaqur Arlinda Pogaj, administratore e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP) dhe një nga personat më të afërt të ministrit.  Më 17 maj, Pogaj është parë duke festuar në Green Coast, ku sipas burimeve ka shpenzuar mijëra euro për shampanjë dhe verë në një jaht privat oligarku, mes vajzash, makinash luksoze dhe festash të shfrenuara. Në sy ka rënë një Audi RSQ8 i zi, me të cilin ajo është parë të qarkullojë në resort, në shoqëri edhe me Mirela Zholin. Karriera e Pogajt lidhet drejtpërdrejt me Gonxhen: nga juriste në DPSHTRR, kur ai ishte drejtor, deri në ngritjen si administratore e OBP-së – institucioni që menaxhon tendera qindramilionësh...