Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Një konflikt ka ndodhur mes dy personave në fshatin Pulaj-Plazh, me pasojë plagosjen e njërit prej tyre. Sipas policisë, 21-vjeçari V. L., dyshohet se, për motive të dobëta, ka dëmtuar me sende të forta shtetasin P. L., 64 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.