Makina përplaset me motorin në Ksamil, plagoset 29-vjeçari

Makina përplaset me motorin në Ksamil, plagoset 29-vjeçari

Një tjetër aksident ka ndodhur këtë të premte. Ngjarja ka ndodhur në Ksamil, pranë një pike karburanti në rrugën “Butrinti”. Mjeti tip “Nissan” me drejtues shtetasin turk, Demor Tunahan, 30 vjeç, i ka prerë rrugën një motorri që drejtohej nga Mario Selishta 29 vjeç, me origjinë nga Dibra. 29-vjeçari është transportuar në spitalin e Sarandës, ku i është dhënë ndihma paraprake. Sipas bluzave të bardha të Sarandës 29-vjeçari është i plagosur rëndë. Për rrjedhojë do të niset me ambulancë në spitalin e Traumës në Tiranë.