‘Festa e Koranit’ në Pogradec, 200 mijë rasate të reja për mbrojtjen e një pasurie unike natyrore

‘Festa e Koranit’ në Pogradec, 200 mijë rasate të reja për mbrojtjen e një pasurie unike natyrore

Në një atmosferë festive dhe me pjesëmarrjen e komunitetit lokal, u zhvillua për të dytin vit radhazi “Festa e Koranit”, një aktivitet i organizuar nga Bashkia e Pogradecit, që ka për synim promovimin e turizmit, mbrojtjen e ekosistemit liqenor dhe trashëgiminë natyrore të qytetit. Prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole tha se, “elementi kryesor i aktivitetit ishte hedhja në liqen e 200 mijë rasateve (berthamave) të Koranit, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar. Kjo ndërhyrje është një hap i rëndësishëm për ruajtjen dhe shumimin e kësaj specie endemike, e cila jeton vetëm në Liqenin e Ohrit”. Sipas tij, kjo festë simbolizon jo vetëm përkujdesjen për mjedisin, por edhe angazhimin e autoriteteve për të kthyer biodiversitetin në një vlerë turistike dhe zhvillimore....