Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Aksident në Lungomare, një person i plagosur
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në zonën e Lungomares në Vlorë. Mësohet se një automjet është përplasur me një mjet motorik,ku i plagosur ka mbetur drejtuesi i motorit. Ambulanca dhe policia ndodhen në vendngjarje. Njoftimi: Sot, rreth orës 20:15, në rrugën “Murat Tërbaçi”, Vlorë, shtetasi R. J., 33 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përfshirë në një aksident rrugor me motomjetin me drejtues shtetasin L. K., 52 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.