Trafikant droge/ Pashk Rrapi i “Alesio 2014”, leje për 3 kulla në emër të ekonomistes dhe krushkut

Trafikant droge/ Pashk Rrapi i “Alesio 2014”, leje për 3 kulla në emër të ekonomistes dhe krushkut

Në qershor të vitit 2022, SPAK goditi Pashk Rrapin, i njohur në botën e krimit edhe me emrat Pashuk Gjini dhe Anton Gjinaj. Ky emër ishte prej kohësh në listën e zezë të agjencive ligjzbatuese, i etiketuar si një nga baronët kryesorë të trafikut ndërkombëtar të drogës. Ajo që SPAK prezantoi asokohe si një fitore të madhe kundër pasurisë së krimit të organizuar, ishte sekuestroja e një perandorie të tërë financiare. Rrapi zotëronte, përmes kompanisë kryesore “Alesio 2014”, një rrjet aktivitetesh në ndërtim, ku dyshohet se kanalizoheshin miliona euro nga trafiku i drogës. SPAK i vuri nën sekuestro kompaninë, bashkë me 22 pasuri të tjera që përfshinin toka, apartamente, makina dhe llogari bankare. Në atë kohë, u fol për një sukses të madh. Por tre...