Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Përmbyset autobusi me turistë në Nju Jork, dyshohet për disa të vdekur e dhjetëra të plagosur
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në shtetin e Nju Jorkut, ku një autobus turistik me rreth 50 pasagjerë është përmbysur në autostradën ndërshtetërore I-90, midis qyteteve Buffalo dhe Rochester, pranë daljes së Pembroke. Autobusi ishte duke u kthyer nga një udhëtim turistik në Ujëvarat e Niagarës, kur për arsye ende të paqarta, doli nga rruga dhe u përmbys. Sipas autoriteteve lokale, në aksident u përfshi edhe një kamion me rimorkio. Deri më tani, dyshohet për disa viktima mes të cilëve edhe fëmijë, por edhe dhjetëra të plagosur. Sipas policisë, disa nga pasagjerët janë nxjerrë me urgjencë nga rrënojat, ndërsa të tjerë mbetën të bllokuar. Shoferi i autobusit ka mbijetuar dhe aktualisht është nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e disa të plagosurve raportohen të...