Shqiptarët paguan 482 milionë euro për 7 muaj, 3-fishohen të ardhurat nga tatimi i pagave

Shqiptarët paguan 482 milionë euro për 7 muaj, 3-fishohen të ardhurat nga tatimi i pagave

Qytetarët shqiptarë paguajnë një vlerë të konsiderueshme në formën e tatimit që u mbahet nga pagat apo nga transaksionet e pasurive të paluajtshme. Referuar të dhënave të Ministrisë së Financave,  të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën Janar – Korrik 2025, janë në shumën 48.2 miliardë lekë apo rreth 482 milionë euro. Nga ky burim, janë mbledhur 101 milionë euro ose 26.5% më shumë se 7 mujori i parë 2024,  duke e bërë zërin më rritjen më të madhe ndër të ardhurat e tjera që mbledh shteti. Nga ana tjetër nëse do të analizojmë të dhënat historike  të të ardhurave të gjeneruara për periudhën 7 mujore nga ky zë i buxhetit, vihet re një rritje progresive nga viti në vit.  Dhe në...