Presidenti i Amerikës, Trump: Putinit do t’i jap edhe dy javë kohë

Presidenti i Amerikës, Trump: Putinit do t’i jap edhe dy javë kohë

Bota E Premte, 22 Gusht 2025 20:22 “Do t’i jap Putinit disa javë”,-tha presidenti i SHBA-së, Donald Trump duke theksuar se brenda dy javësh mund të shkojmë në njërën anë ose në tjetrën. “Nuk më pëlqen mënyra se si po shkojnë bisedimet me Zelenskyn”, tha ai. Gazetarët e pyetën atë në lidhje me sulmin rus ndaj një kompanie amerikane në Ukrainë, të cilit Trump iu përgjigj duke thënë se “nuk ishte i kënaqur”.