Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Trump: Putini mund të vijë të shikojë finalen e Kupës së Botës!
Në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë kushtuar Kupës së Botës 2026, që do të mbahet në SHBA, presidenti amerikan Donald Trump bëri një veprim që menjëherë ndezi reagime në media dhe diplomaci: ai nxori nga sirtari i tavolinës së tij një fotografi të tij me Vladimir Putinin. I pyetur nga gazetarët për vështirësitë që vizitorët mund të hasin kur të vijnë në SHBA për Kampionatin Botëror, Trump tha se “ai (Putini) mund të vijë, varësisht nga ajo që ndodh”, duke shtuar se “do të ndodhin shumë gjëra gjatë dy javëve të ardhshme”. Presidenti amerikan e quajti fotografinë “të bukur” dhe shtoi se “sapo i dërguan një foto nga dikush që dëshiron shumë të jetë në Kupën e Botës”. Për Putinin, ai tha: “Ka qenë...