Qeveria Rama 4, Dedaj: Opozita pa rol në Parlament

Qeveria Rama 4, Dedaj: Opozita pa rol në Parlament

Gazetari Reldar Dedaj flet për formimin e qeverisë Rama 4 dhe rolin e opozitës në Parlamentin e ardhshëm, duke dhënë një panoramë kritike për funksionimin e jetës politike në vend. ”Ministrat e rinj do të jenë thjesht figura që do të ndjekin me përpikmëri çdo marrëveshje sipas urdhrit që do marrin. Nuk kam parë ndonjë ministër të Ramës që të ketë shfaqur revoltë ndaj vendimeve të tij”,-tha Dedaj. Ai u ndal edhe te opozita, duke e cilësuar atë si të pafat, por edhe me përgjegjësi për gjendjen aktuale. ”Opozita shqiptare është edhe fatkeqe, jo se nuk ka fajet e veta. Me gjithë vështirësitë po e merr veten, por sa i përket jetës parlamentare nuk do të ketë asnjë rol”.