Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Finiq/ Vatër e re zjarri mes Dërmishit dhe Rumanxës, rrezikohen banesat
Një vatër e re zjarri është shfaqur sot në zonën mes fshatrave Dërmish dhe Rumanxa, në Bashkinë Finiq. Flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë, duke krijuar vështirësi në kontrollin e situatës. Banorët janë vënë në alarm, pasi drejtimi i zjarrit është nga fshati Rumanxa, çka rrezikon banesat dhe tokat bujqësore të zonës.