Trump i prerë: Do t’i jap Putinit edhe dy javë kohë 

Trump i prerë: Do t’i jap Putinit edhe dy javë kohë 

“Do t’i jap Putinit disa javë.” kështu ka deklaruar presidneti i SHBA Donald Trump duke theksuar se “brenda dy javësh mund të shkojmë në njërën anë ose në tjetrën.”  “Nuk më pëlqen mënyra se si po shkojnë bisedimet me Zelenskyn’, tha ai. Kur u pyet nëse ka mundësi që ai të mos bëjë asgjë nëse Vladimir Putin nuk ulet në tryezë, presidenti u përgjigj se duhet që të shihet nëse do të zhvillohet takimi mes liderve rus dhe ukrainas. “Do ta shohim se kujt i përket faji. Do të shohim nëse Volodymyr Zelensky dhe Putin do të takohen apo jo. Këtë do ta dimë brenda disa javësh’, tha ai.