Bumit turistik të Ramës i del boja, numri i të huajve në vend numëro

Bumit turistik të Ramës i del boja, numri i të huajve në vend numëro

Shqipëria është zyrtarisht në stanjacion turistik. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se në Korrik, muajin që përbën dhe kulmin e sezonit turistik, numri i turistëve të huaj që vizituan Shqipërinë u rrit me vetëm 0.4 për qind. Ndërsa duke përfshirë dhe shqiptarët, numri i vizitorëve gjithsej u rrit muajin e kaluar me 1.5 për qind krahasuar me një vit më parë. Të dhënat zyrtare tregojnë se Shqipëria po përballet me një sezon shumë të vakët turistik, kilometra larg parashikimeve imagjinare të qeverisë për 20 milionë turistë. Sipas INSTAT, për periudhën janar-korrik të këtij viti, Shqipëria u vizitua nga 6.58 milionë turistë të huaj. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kjo shifër është vetëm 3.5 për qind më e...