Ekskluzive/ Burgjet e Shqipërisë si ‘shtëpi publike’, ja sa kushton drejtësia në burg nga takimet speciale te transferimet e të burgosurve

Ekskluzive/ Burgjet e Shqipërisë si ‘shtëpi publike’, ja sa kushton drejtësia në burg nga takimet speciale te transferimet e të burgosurve

Në burgjet shqiptare po zhvillohet një treg i zi i heshtur, ku ligji përkufizon të drejtat e të burgosurve, por korrupsioni ua shndërron ato në mall me çmim. Në këtë sistem të kalbur, një takim familjar, një “speciale” intime apo një transferim nga një institucion i rreptë në një më të lehtë nuk është më e drejtë ligjore, por privilegj i blerë. Dhe gjithë kjo skemë, sipas burimeve të sigurta brenda sistemit, nuk mund të ndodhë pa dijeninë e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qo­se. Sepse, siç thotë populli: “Ku ka zë, nuk është pa gjë.” Takimet – nga e drejtë ligjore, në biznes të paligjshëm Ligji nr. 81/2020 i garanton çdo të burgosuri: 4 takime në muaj, minimalisht 1 orë secili, me familjarët...