Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ministria e Jashtme Ruse: Spekulimet se Moska po minon procesin e paqes në Ukrainë absurde
“Spekulimet nga disa media perëndimore se pala ruse po pengon procesin e zgjidhjes janë plotësisht të pabaza tha ministria në një deklaratë, duke theksuar se “qëndrimi i Moskës është konsistent. Si mund të nxirret përfundimi nga fjalët e Lavrov se Rusia po ‘minon procesin e zgjidhjes’? Përkundrazi, qëndrimi i Rusisë është konsistent dhe deklaratat e ministrit konfirmojnë tezat mbi krizën ukrainase të shprehura në mënyrë të përsëritur nga presidenti rus”, vazhdon deklarata. Ne e konsiderojmë këtë si spekulim absurd nga mediat perëndimore mbi çështje të ndjeshme në axhendën ndërkombëtare dhe edhe një herë bëjmë thirrje për një qëndrim kritik ndaj këtij lloji të trillimit”, përfundon Moska.