E rëndë në Tiranë/ 3 të rinj dhunojnë me sende të forta 21-vjeçarin, i presin një vesh (Emrat)

E rëndë në Tiranë/ 3 të rinj dhunojnë me sende të forta 21-vjeçarin, i presin një vesh (Emrat)

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë, ku një 21-vjeçar u plagos rëndë nga 3 shtetas. Burimet bëjnë me dije se sherri ka nisur në rrjetet sociale, më pas 3 autorët i kanë shkuar 21-vjeçarit te shtëpia dhe e kanë goditur me shishe në kokë. Mes dëmtimeve të shumta, mësohet se 21-vjeçarit i është prerë totalisht edhe njëri vesh. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ka arrestuar 3 autorët, shtetasit Florjan Faslia, Mentor Daja dhe Samuel Tahiraj. Po ashtu bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobta, ndërkohë që 21-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer...