Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
I prenë veshin dhe…Si u dhunua barbarisht 21-vjeçari në Tiranë? Sherri nisi në rrjete sociale, autorët i shkuan në shtëpi
Foto ilustruese TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë ndodhur në Tiranë, ku tre persona dhunuan rëndë një 21-vjeçar. Mësohet se tre autorët i kanë shkuar në shtëpi të riut dhe e kanë goditur me shishe në kokë. Por jo vetëm kaq, përveç dëmtimeve të shumta, 21-vjeçarit Marko Bega i është prerë edhe një pjesë e veshit. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, policia bën me dije se kanë arrestuar 3 autorët: Florjan Faslia 18-vjeç, Mentor Daja21-vjeçdhe Samuel Tahiraj 19-vjeç, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim. Po ashtu bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, një konflikt që dyshohet se e ka pas zanafillën në rrjetet sociale (Instagram). ...