Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
E trishtë, qyteti i Gazës zyrtarisht në zi për bukë!
Autoriteti kryesor botëror për krizat ushqimore njoftoi të premten se qyteti më i madh i Rripit të Gazës është përfshirë nga zia e bukës dhe se ajo ka gjasa të përhapet në të gjithë Gazën, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje për armëpushim dhe për heqjen e kufizimeve ndaj ndihmave humanitare. Klasifikimi i Integruar i Fazave të Sigurisë Ushqimore, apo IPC, tha se zia e bukës po ndodh në Qytetin e Gazës, ku jetojnë qindra mijëra palestinezë, dhe se ajo mund të përhapet drejt jugut në Deir al-Balah dhe Han Junis deri në fund të muajit të ardhshëm. Ky përcaktim i IPC-së vjen pasi për muaj të të tërë organizatat humanitare paralajmëruan se kufizimet që Izraeli i ka vendosur ndaj ushqimit dhe ndihmave të tjera në...