Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
SPAK nën hetim 14 zyrtarë të lartë, përfshirë deputetë dhe një ish-ministër
Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka konfirmuar se aktualisht janë nën hetim 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të nivelit të lartë, përfshirë tre deputetë aktualë, një ish-deputet dhe një ish-ministër. Sipas raportimeve në media hetimet përfshijnë akuza për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash. Deri më tani nuk janë bërë të ditur emrat e të hetuarve ose detaje të tjera specifike, pasi veprimet hetimore janë në fazë paraprake. Sakaq raportohet gjithashtu se SPAK ka sqaruar se gjatë periudhës 2022–2024 janë dërguar letërporosi drejt autoriteteve të huaja për sigurimin e materialeve hetimore shtesë, veçanërisht nga aplikacione të enkriptuara si SKY ECC, EncroChat dhe ANOM, të përdorura nga rrjete kriminale për komunikime të fshehta. Sipas SPAK, ky bashkëpunim ndërkombëtar ka ndihmuar në zbardhjen e një sërë çështjesh të...