Teherani lajmëron negociata me disa vende evropiane për programin bërthamor

Teherani lajmëron negociata me disa vende evropiane për programin bërthamor

Irani do të zhvillojë bisedime të reja mbi programin e tij bërthamor me Gjermaninë, Francën, Britaninë dhe Bashkimin Evropian të martën e ardhshme. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Jashtme iraniane përmes një deklarate zyrtare. “Sipas marrëveshjes, negociatat mes Iranit dhe tre vendeve evropiane, si dhe me Bashkimin Evropian, do të vijojnë të martën që vjen, në nivel zëvendësministrash të jashtëm,” thuhet në deklaratën që pason një bisedë telefonike mes ministrit të Jashtëm iranian dhe homologëve të tij evropianë, përfshirë edhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Kaia Kallas. Nga ana e tij, ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, paralajmëroi se “koha po mbaron” për të arritur një marrëveshje dhe për të shmangur rikthimin e sanksioneve ndaj Teheranit. Ai konfirmoi...