Zjarret në Portugali vazhdojnë për të dhjetën ditë radhazi, 1,600 zjarrfikës në luftë me flakët

Zjarret në Portugali vazhdojnë për të dhjetën ditë radhazi, 1,600 zjarrfikës në luftë me flakët

Pavarësisht rënies së temperaturave, Portugalia vijon të përballet me zjarre të mëdha. Për shuarjen e zjarreve janë mobilizuar rreth 1,600 zjarrfikës dhe mjete ajrore, sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile. “Ky është ndoshta zjarri më i madh i regjistruar ndonjëherë në Portugali,” deklaroi Paulo Fernandes, profesor në Departamentin e Shkencave Pyjore në Universitetin e Tras-os-Montes, duke iu referuar zjarrit që nisi në Arganil dhjetë ditë më parë. Sipas vlerësimeve të tij, zjarri ka djegur një sipërfaqe prej rreth 600,000 hektarësh. Ashtu si Spanja fqinje, e goditur gjithashtu nga zjarre të shumta, Portugalia ka përjetuar një qetësim të situatës gjatë ditës së djeshme, falë uljes së temperaturave që pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Megjithatë, që nga fundi i korrikut, zjarret kanë shkaktuar tre viktima...