Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Krimi në Volos/ Reagojnë mediat greke: Mariola u përpoq të ikte, por ai e ndoqi nëpër shkallë dhe e…
Mariola Nakoleci, 36 vjeçe dhe nënë e katër fëmijëve, ka ndërruar jetë në zonën e Volosit në Greqi. Ajo është qëlluar disa herë me thikë nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci, në sy të fëmijëve dhe më pas në tentativë për t’u larguar, ka marrë goditjen finale në sheshpushimin e pallatit. Mediat greke raportojnë se vrasja brutale e 36 vjeçares ndodhi në hyrje të pallatit ku jetonte çifti shqiptar, në rrugën Konstanta të Volos. Ata mësohet se kanë pasur një debat të ashpër në apartament dhe ndërsa futeshin në shtëpi, po ziheshin edhe në hyrje të pallatit. Më pas, siç është raportuar deri më tani, Pandeli Nakoleci e ka qëlluar disa herë me thikë bashkëshorten e tij, ndërsa në apartament ndodheshin dhe katër fëmijët e...