Vrau bashkëfshatarin për kanalin vaditës. Lihet në burg autori, krejt i qetë para togave të zeza

Vrau bashkëfshatarin për kanalin vaditës. Lihet në burg autori, krejt i qetë para togave të zeza

Autori i vrasjes së bashkëfshatarit për një kanal vaditës në Divjakë u paraqit të premten (22 gusht) pranë Gjykatës së Fierit për t’u njohur me masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ai u shoqërua nga disa efektivë blu për në mjediset e gjykatës, ku togat e zeza rikonfirmuan masën e dhënë më herët, duke e lënë në burg. Njëzetepesëvjeçari Xheison Toromeni tha para togave të zeza se ndihej i keqardhur, por tregoi shkakun e vendimit që mori. “M’u errën sytë kur pashë Besmirin të ulur në kafe. Më kapi inati dhe m’u kujtua rrahja që i kishin bërë babait disa vite më parë. Nxora biçakun dhe e qëllova! Ndiej që gabova,” mësohet se deklaroi ai. Autori u shfaq i qetë gjatë seancës përballë togave të...