Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
VIDEO / Turistet italiane kapen ‘mat’ duke vjedhur në Ksamil, Policia publikon pamjet
Ksamil, një destinacion i njohur për ujërat e pastra dhe plazhet e bukura, po tërheq jo vetëm turistë, por edhe persona me qëllime kriminale. Së fundmi, Policia e Sarandës ka arritur të ndalojë tre shtetase italiane, të cilat vodhën sende me vlerë në bulevardin qendror të Ksamilit. Në kuadër të luftës kundër krimit ndaj pronës, strukturat hetimore të Policisë së Sarandës morën njoftimin për një vjedhje dhe, falë veprimeve të shpejta, arritën të identifikojnë dhe dokumentojnë rastin. Si rezultat i hetimeve, u arrestua në flagrancë 21-vjeçarja italiane M. D., ndërsa dy bashkëpunëtoret e saj, G. D., 18 vjeçe, dhe G. C., 22 vjeçe, u proceduan penalisht në gjendje të lirë. Sipas hetimeve, tri vajzat dyshohet se kanë vjedhur një sasi bizhuterish, parfumash dhe suveniresh me...