Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Panik në det/ Përfshihet nga flakët gomonia plot me pasagjerë (Detaje)
                            Një gomone ka marrë zjarr në zonën e Potamit në Himarë, pikërisht në pjesën e këmbës se motorit së mjetit lundrues. Si pasojë, gomonia është përfshirë nga flakët, ndërkohë që tre personat që ndodheshin në bord janë ndihmuar nga policia kufitare. Janë njoftuar salla e policisë se Himarës ku mjetet e policisë kufitare kane shkuar menjëherë në vendngjarje, duke shpëtuar tre personat dhe duke i shoqëruar në breg. Gomonia është shkrumbuar nga flakët duke përfunduar në det, ndërsa fatmirësisht të tre pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar dëmtime trupore.