Arrestohet ish-presidenti i Sri Lankës, dyshohet për keqpërdorim të fondeve

Arrestohet ish-presidenti i Sri Lankës, dyshohet për keqpërdorim të fondeve

Ish-presidenti i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe, është arrestuar pasi dyshohet për keqpërdorim të fondeve. Ai përballet me tre akuza që lidhen me udhëtimet që bëri jashtë vendit gjatë kohës që shërbente si president. Wickremesinghe mbërriti në gjykatën e magjistratëve në kryeqytetin Colombo të premten, pasi kishte dhënë një deklaratë në Departamentin e Hetimeve Penale (CID) më herët gjatë ditës. Ai shërbeu si president nga viti 2022 deri në vitin 2024, duke marrë këtë rol pasi kriza më e keqe ekonomike e vendit shkaktoi një kryengritje popullore që bëri që paraardhësi i tij Gotabaya Rajapaksa të largohej. Aiu vlerësua gjerësisht për ndihmën që i dha kombit ishullor për t’u rikthyer në rrugën e rimëkëmbjes ekonomike. Wickremesinghe shërbeu gjithashtu gjashtë mandate të ndara si kryeministër nga vitet...