SYRI TV/ Arbër Veliaj rikthehet sërish në SPAK, dorëzon dokumenta, qëndron 40 min në hetuesi

SYRI TV/ Arbër Veliaj rikthehet sërish në SPAK, dorëzon dokumenta, qëndron 40 min në hetuesi

Brenda 24 orësh, Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, është rikthyer në ambientet e SPAK. Ndryshe nga një ditë më parë, kur deklaroi se ishte paraqitur vullnetarisht për të bashkëpunuar me prokurorët njësoj si i vëllai, që i quajti hetuesit “kolegë” këtë të premte, Arbër Veliaj zgjodhi të mos komentonte për mediat. Ai ka qëndruar rreth 40 minuta në ambientet e prokurorisë dhe ka dorëzuar disa materiale shkresore të kërkuara nga SPAK. Vëllai i kryebashkiakut të Tiranës u paraqit në SPAK rreth orës 09:20, me një dosje në dorë. Ndonëse një ditë më parë foli shkurtimisht për mediat, këtë herë ai nuk bëri asnjë deklaratë. Ende nuk dihet se çfarë materiali konkret ka dorëzuar Arbër Veliaj në SPAK, apo cili është roli i...