Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Policia jep detaje nga arrestimi i Zotos: Kush e fshihte dhe çfarë gjetëm në banesë
Policia ka ndarë njoftimin zyrtar në lidhje me operacionin që çoi në arrestimin e Ramadan Zotos, 43-vjeçarit të shpallur në kërkim për plagosjen e dyfishtë të ndodhur më 17 korrik 2025 në Sarandë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta mbetën të plagosur dy persona. Gjatë ndalimit, Zoto ishte i armatosur me një pistoletë me fishek në fole, gati për qitje. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua gjithashtu Arben Ismaili, 50 vjeç, banues në Fier, i cili e strehonte dhe e ndihmonte Zoton të shmangej nga Policia. Ai ishte shpallur më herët në kërkim për mbajtje pa leje armësh dhe municionesh. Sekuestrimet Gjatë kontrollit të banesës së Ismailit dhe në momentin e arrestimit të Zotos në Korçë, policia sekuestroi: 4 pistoleta me karikatorë...