Rritje konsumit të energjisë gjatë sezonit turistik veror 2025, Balluku: Furnizimi mbetet i qëndrueshëm dhe pa ndërprerje në të gjithë vendin!

Rritje konsumit të energjisë gjatë sezonit turistik veror 2025, Balluku: Furnizimi mbetet i qëndrueshëm dhe pa ndërprerje në të gjithë vendin!

Zv.kryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri një pasqyrim të përmbledhur mbi situatën energjetike në vend, nivelin e konsumit të energjisë gjatë sezonit turistik veror dhe angazhimin e të gjithë strukturave publike të sektorit për të garantuar furnizim të pandërprerë me energji gjatë këtij sezoni turistik kaq të rëndësishëm për ekonominë e vendit. Konsumi i energjisë është rritur me 2.2% krahasuar me vitin 2024. Më tej Balluku shtoi se data 13 Gusht 2025 me një konsum prej 27,995 MWh, ka kaluar ditën që zakonisht është ajo me konsumin më të lartë në vend, 31 dhjetorin, e cila në fundin e vitit 2024 ka qenë 27,438 MWh. Deklarata: Këtu nga salla SCADA e Operatorit të Transmetimit të energjisë po bëj një pasqyrim...