Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Krim i rëndë në Greqi, shqiptari vret gruan dhe zhduket pa gjurmë
Një ngjarje makabre ka përfshirë qytetin e Volosit në Greqi, ku një burrë dyshohet se i ka marrë jetën bashkëshortes së tij dhe më pas është zhdukur pa lënë gjurmë. Sipas mediave greke, krimi ka ndodhur në rrugën “Konstanta”, midis kryqëzimeve me rrugët “Gatsou” dhe “Gladstonos”. Autori i dyshuar, një shtetas shqiptar, e kreu aktin brenda banesës së çiftit, përpara se të dilte me vrap nga apartamenti dhe të largohej në drejtim të rrugës “Gladstonos”. Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur një operacion të gjerë për kapjen e tij. Në vendngjarje ka mbërritur mjeku ligjor, ndërsa hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të krimit.