Mes tensioneve dhe akuzave për dhunë, Vuçiç fton protestuesit në debat publik

Mes tensioneve dhe akuzave për dhunë, Vuçiç fton protestuesit në debat publik

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka ftuar përfaqësuesit e protestuesve në një debat publik, që mund të mbahej përpara të gjitha televizioneve dhe portalet. Ai këtë ftesë e bëri publike përmes një videoje në Instagram. Studentët e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Beogradit iu përgjigjën thirrjes së Vuçiqit, duke thënë se me presidentin e Serbisë do të bisedojnë vetëm kur ai të shpallë zgjedhje të reja. “Është e qartë se nuk ka përgjigje ndaj revoltës së popullit, prandaj tani do të flasë me ne, të cilët prej muajsh na quan terroristë. Për vizionet dhe programet për të ardhmen do të debatojmë gjatë fushatës parazgjedhore, kur të shpallë zgjedhje”, thanë studentët. Në Serbi, për më shumë se nëntë muaj po mbahen protesta, ku kërkesa kryesore është...