Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Açka e revoltuar: PD-ja ka humbur rrugën, shqiptarët po shkojnë drejt depresionit shoqëror
Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka reaguar ndaj situatës së brendshme në opozitë, duke e cilësuar atë të paaftë për të gjetur një zgjidhje. Në një shënim publik, Açka shkruan se PD-ja është futur në një “hall” nga i cili nuk di të dalë dhe se partia duhet të nisë nga e para. Sipas saj, nga kjo gjendje e opozitës, Shqipëria po përballet me një “depresion shoqëror”, ndërsa komunistët vijojnë të mbajnë pushtetin prej dekadash. “Komunistëve po iu bëhen 80 vjet në pushtet dhe shqiptarët kanë marrë sytë këmbët. A kemi më moral?” – shkruan Açka, duke vënë në dyshim ekzistencën e një elite të vërtetë brenda PD-së. Postimi i plotë: Mos u fshihni më pas gishtit “PD juaj ka rēnë në një hall...