Aeroplani spiun rus shfaqet pranë Alaskës – amerikanët ngritën në ajër F-16

Aeroplani spiun rus shfaqet pranë Alaskës – amerikanët ngritën në ajër F-16

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngritur aeroplanët luftarakë pasi pranë Alaskës është vërejtur një avion rus për zbulim dhe mbikëqyrje. Incidenti ndodhi të enjten dhe është konfirmuar nga Komanda e Mbrojtjes Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD). Sipas deklaratës së NORAD-it, në ndërhyrje morën pjesë një avion paralajmërimi të hershëm dhe kontrolli E-3 Sentry, dy aeroplanët luftarakë F-16 dhe një aeroplan cisternë KC-135. Qëllimi i tyre ishte të ndalonin aeroplanin rus IL-20 COOT, i cili po fluturonte brenda zonës së identifikimit të mbrojtjes ajrore të Alaskës (ADIZ). Komanda theksoi se avioni rus nuk ka shkelur hapësirën ajrore të SHBA-së apo të Kanadasë. “Aeroplani ushtarak rus qëndroi në hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe nuk hyri në hapësirën ajrore sovrane të SHBA-së apo të Kanadasë. Ky aktivitet rus...