Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Horror në Greqi! 40-vjeçari shqiptar vret gruan në sy të fëmijëve: Pashë babin duke goditur mamin me thikë
PAMJE NGA VENDNGJARJA GREQI-Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin fqinj, ku një 40-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë gruan e tij 36-vjeçare në zonën e Volosit në Greqi. Krimi ndodhi në banesën ku jetonte familja, në prani të katër fëmijëve të çiftit. Raportohet se sherri nisi fillimisht në apartamentin e tyre dhe më pas çifti ka zbritur në hyrje të pallatit ku kanë vazhduar të debatojnë. Më pas, shqiptari dyshohet se e ka goditur me thikë në shpinë dhe qafë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Vajza e viktimës telefonoi e tronditur shërbimet e urgjencës kur pa nënën e saj 36-vjeçare të mbuluar me gjak në hyrje të pallatit. Ajo zbuloi se prindërit e saj kishin grindje të shpeshta. “E pashë babain duke e vrarë...