Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Arrestohet vajza e Eli Farës, u kap me kokainë në Tiranë
Vajza e këngëtares së njohur, Eli Fara është arrestuar në Tiranë. Mediat bëjnë me dije se Roxhensa Kapurani, 39 vjeçe, u kap me kokainë një ditë më parë në zonën e Vorës. Gjatë kontrollit që blutë kanë ushtruar në makinën e saj, kanë gjetur kokainë, sasia e së cilës ende nuk bëhet me dije. “Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan, R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike Kokaine”, njoftoi Policia e Tiranës.