Dokumentet e deklasifikuara amerikane/ Zbulohet biseda, një vit pas sulmeve ndaj Serbisë, Clinton ishte gati ta pranonte Rusinë në NATO. Premtimi për Putinin

Dokumentet e deklasifikuara amerikane/ Zbulohet biseda, një vit pas sulmeve ndaj Serbisë, Clinton ishte gati ta pranonte Rusinë në NATO. Premtimi për Putinin

Dokumente të deklasifikuara të publikuara nga National Security Archive, pranë Universitetit George Washington, zbulojnë se ish-presidenti amerikan Bill Clinton i kishte bërë një propozim befasues presidentit rus Vladimir Putin në vitin 2000: anëtarësimin e Rusisë në NATO. Sipas transkriptit të bisedës mes dy liderëve, zhvilluar më 4 qershor 2000 në Kremlin, Clinton siguroi Putinin se zgjerimi i NATO-s nuk përbënte kërcënim për Rusinë, dhe theksoi se ishte i hapur për të diskutuar pjesëmarrjen e Rusisë në aleancën ushtarake perëndimore. “Që në fillim e kam ditur se zgjerimi i NATO-s mund të shihej si problem nga Rusia. Por dua të jetë e qartë: NATO nuk është kërcënim për ju. Jam serioz kur them se jam i gatshëm të diskutoj për anëtarësimin e Rusisë në aleancë,”, thuhet...