Plagosja e 28-vjeçarit në Fresk, arrestohet një 30-vjeçar, autori ende në kërkim

Plagosja e 28-vjeçarit në Fresk, arrestohet një 30-vjeçar, autori ende në kërkim

Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor plagosjen me armë zjarri të 28-vjeçarit Juglen Abazi, ngjarje e ndodhur më 2 gusht 2025 në zonën e Freskut, në Tiranë. Blutë bëjnë me dije se kanë vënë në pranga shtetasin A. D., 30 vjeç dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin D. H., për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit në krim”. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pas plagosjes me armë zjarri të shtetasit Juglen Abazi, 28 vjeç, kanë kryer veprime (lëvizje dhe fshehje të sendeve) për të penguar zbardhjen e ngjarjes dhe për të përkrahur autorin e saj, shtetasin Klejvis Caka (Lusha), i cili është shpallur në kërkim. Lidhur me këtë ngjarje policia arrestoi më...