Zelensky: Rusia po jep sinjale se nuk dëshiron t’i japë fund luftës

Zelensky: Rusia po jep sinjale se nuk dëshiron t’i japë fund luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se sjellja e Rusisë pas samitit SHBA-Rusi javën e kaluar dhe bisedimeve të nivelit të lartë në Uashington me liderët evropianë është një sinjal se Moska nuk ka ndërmend të negociojë një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. “Tani, sinjalet që po vijnë nga Rusia janë thjesht skandaloze”, tha Zelensky mbrëmjen e 21 gushtit, pasi Rusia përshkallëzoi sulmet ajrore. “Ata po përpiqen t’i shmangen mbajtjes së një takimi. Ata nuk duan ta përfundojnë këtë luftë”. Forcat Ajrore Ukrainase raportuan të enjten se Rusia lëshoi 574 dronë dhe 40 raketa në disa rajone, duke shkaktuar viktima në mesin e civilëve dhe duke dëmtuar rëndë zonat e banuara dhe infrastrukturën. Sipas autoriteteve ukrainase, sulmi ajror i Rusisë, më i...