Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Angli/ Vrasësi shqiptar “Babale” me telefon në burg. Daily Mail: Nga TikTok kërkon të transferohet në Shqipëri
Një shqiptar i akuzuar për vrasje ka shpërndarë një video në TikTok nga qelia e tij në një burg britanik, duke u lutur të transferohet në një burg në Shqipëri, në mënyrë që të mund të shohë familjen dhe t’i shpëtojë siç thotë ai “ushqimit të tmerrshëm”. Eugert Merizaj, 32 vjeç, ka postuar vazhdimisht në rrjetet sociale që nga momenti kur në maj të vitit 2022 u dënua me 32 vite burg për vrasjen me armë zjarri të trafikantit rival të drogës, Hemawand Ali Hussein. Përdorimi i telefonit celular brenda burgut është i paligjshëm, por rojet në burg duken të paaftë për ta ndalur Merizajn, shkruan Daily Mail, i cili madje ka dalë video live duke luajtur lojëra online për të fituar para. Në videon...