Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Në betejë me sëmundjen e rëndë, aktori Naun Shundi niset sot për në Shqipëri, do të kurohet në QSUT
Aktori, regjisori dhe dramaturgu i njohur, Naun Shundi do të niset sot për në Shqipëri, ku do të marrë trajtim në QSUT. Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Kulturës përmes një reagimi zyrtar dje, kanë garantuar trajtimin mjekësor të aktorit. Familjarët e tij kanë hapur një llogari në “Gofoundme” me qëllim mbledhjen e shumës së parave që duhet për mjekim. Vajza e tij, Rea Shundim, e cila ka marrë iniciativën, bën me dije se babai i saj vuan nga një sëmundje e rëndë, kancer të lëkurës. “Sot nisemi për në Shqipëri, me mendimin dhe dëshirën e nisjes së kurës. Ka shumë të panjohura, pasi vetë sëmundja, situata, mundësitë, janë të paparashikueshme. Ndaj, miq, koleg, dashamirës, ju që na e lehtësuar problemin tonë me kontributet tuaja,...