Arrestohet punonjësi i Gardës, kanosi me armën e shërbimit të afërmin e tij

Arrestohet punonjësi i Gardës, kanosi me armën e shërbimit të afërmin e tij

Një punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë, është vënë në pranga pasi ka kërcënuar të afërmin e tij me armën e shërbimit. Sipas njoftimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, në pranga ka rënë Inspektori E.K. Ky i fundit, u përfshi në një konflikt me të afërmin e tij pranë banesës së tij, për motive të dobëta. Për shkak të këtij konflikti, ai nxorri armën e shërbimit, teksa nga njoftimi lihet të nënkuptohet se nuk ka pasur të shtëna. Punonjësi i Gardës do të hetohet për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”. “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës së Shqipërisë, Inspektor E. K., i dyshuar për kryerjen e veprave penale...