Plagosja e 28-vjeçarit në Fresk, arrestohet një person. Autori ende në kërkim

Plagosja e 28-vjeçarit në Fresk, arrestohet një person. Autori ende në kërkim

Lidhur me ngjarjen e 2 gushtit 2025, kur në zonën e Freskut u plagos një 28-vjeçar me armë zjarri, zbardhen detaje të reja. Sipas njoftimit të uniformave blu, për këtë ngjarje u arrestua një 30-vjeçar, si dhe është shpallur në kërkim një person tjetër. Këta të dy, dyshohet se kanë kryer veprime për zbulimin e së vërtetës së ngjarjes dhe kanë përkrahur autorin. Sakaq, autori i ngjarjes është ende në kërkim. “Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 02.08.2025, te Fresku, ku u plagos me armë zjarri një 28-vjeçar. Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër, pasi dyshohet se kanë kryer veprime për të penguar zbardhjen e ngjarjes dhe për të përkrahur autorin e...