Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Dua të shoh familjen’, i burgosuri shqiptar bën TikTok nga qelia në Britani: Ushqimi këtu është i tmerrshëm
Një 32-vjeçar shqiptar i dënuar për vrasje ka shpërndarë një video në TikTok nga qelia e tij në një burg britanik, ku lutet të transferohet në një burg në Shqipëri për të parë familjen dhe për të shmangur ushqimin “e tmerrshëm”. Eugert Merizaj, 32 vjeç, është duke postuar vazhdimisht në rrjete sociale pasi në maj të vitit 2022 u dënua me 32 vite burg për vrasjen me armë gjahu të rivalit të tij, tregtarit të drogës Hemaëand Ali Hussein. Përdorimi i telefonit celular në burg është i paligjshëm, por gardianët e HMP Manchester duket se nuk po arrijnë ta ndalojnë, pasi ai madje ka bërë disa live në TikTok duke luajtur lojëra online për të fituar “tokens” që mund të këmbehen me para. Në videon...