Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ndezën zjarrin në fshatin Bersnik të Gramshit, arrestohet 26-vjeçari! Ndiqet penalisht edhe babai i tij
Gramsh/Ndezën zjarrin në fshatin Bersnik i Poshtëm, që dogji një sipërfaqe pylli dhe rrezikoi banesat përreth, arrestohet në flagrancë 26-vjeçari, procedohet penalisht babai i tij. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e autorësisë së rasteve të zjarrvënieve dhe arrestimin e përgjegjësve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh vunë në pranga shtetasin F. S., 26 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. S., 70 vjeç (babai i shtetasit F. S.). Këta shtetas janë kapur në flagrancë, dje, nga shërbimet e Policisë, duke ndezur zjarr në pyllin e fshatit Bersnik i Poshtëm, njësia administrative Kodovjat. Nga përhapja e flakëve u dogj një sipërfaqe pyjore dhe u rrezikuan banesat përreth. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë...