Moscertifikimi i Listës Serbe, reagon OSBE-ja: Përjashtimi, minon pluralizmin demokratik

Moscertifikimi i Listës Serbe, reagon OSBE-ja: Përjashtimi, minon pluralizmin demokratik

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar zyrtarisht pas vendimit të KQZ për të mos certifikuar Listën Serbe në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor. Sipas OSBE, zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe demokratike dhe përjashtimi i aktorëve politikë, minon pluralizmin. “Përjashtimi i aktorëve politikë minon pluralizmin demokratik, dobëson besimin në institucione dhe zvogëlon mundësitë që të gjitha komunitetet të përfaqësohen në mënyrë të drejtë”, thuhet në deklaratën e misionit. Ndër të tjera, OSBE nënvizon se pjesëmarrja e plotë dhe e barabartë e të gjitha komuniteteve në procesin zgjedhor është thelbësore për qëndrueshmërinë, integritetin dhe stabilitetin demokratik afatgjatë. “Misioni do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën, përfshirë edhe procedurat pasuese ligjore që mund të zhvillohen përmes Panelit të Ankesave dhe...