Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rrebeshe shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, në orët e pasdites mot me vranësira të pakta kryesisht në veri të vendit. Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen në pjesën tjetër të vendit. Reshjet do të jenë me intensitet të ulët deri mesatar, lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Në veriperëndim – perëndim dhe pjesërisht në qendër (qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë) reshjet parashikohen të jenë me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës reshje në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër deri në orët e mëngjesit. Gjatë ditës reshjet e shiut do...